Ishte një fillim shumë i vështirë, por aspak i pamundur. Filluam në kohën ku shumë biznese dorzoheshin para luftes me pandemin e vitit.
Aktualisht po zhvillojmë një hulumtim të detajuar dhe një studim fizibiliteti me qëllim të zgjerimit të rrjetit tonë në të gjitha qytetet kryesore të Kosovës. Qëllimi ynë është të krijojmë një përvojë të qasshme dhe cilësore për të gjithë konsumatorët në mbarë vendin.
Aktualisht jemi duke analizuar lokacione të ndryshme nëpër gjithë Kosovën, me qëllim që t’i afrohemi edhe më shumë konsumatorëve tanë. Qëllimi ynë është të ofrojmë cilësi të lartë dhe çmime jashtëzakonisht të volitshme në vendndodhjet më të qasshme.
Po rritemi dhe jemi në kërkim të profesionistëve të rinj për ekipin tonë! Ne ofrojmë kushte konkurruese, paga atraktive dhe mundësi për zhvillim personal. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e historisë sonë – bashkohuni me ne!
Ekipi ynë profesional kujdeset që recetat tona të jenë gjithmonë të cilësisë së lartë, me shije të mrekullueshme dhe pamje tërheqëse. Ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e çmimeve të arritshme për klientët tanë, prandaj ofrojmë produkte të shkëlqyera me çmime të arsyeshme në treg.
Ekipi ynë profesional udhëton dhe eksploron trendet më të fundit nga e gjithë bota, për t’ju sjellë shije dhe përvoja unike. Pasioni ynë është t’jua afrojmë botën përmes një gotë pije – çdo recetë e jona është rezultat i një kërkimi të kujdesshëm për trendet më të mira botërore, të cilat i ndajmë me kënaqësi me ju.
Ekipi ynë punon fort dhe pa kompromis për t’ju sjellë shijet më të mira, cilësinë më të lartë dhe buzëqeshje. Me çdo pije, dëshirojmë që të ndjeni pasionin tonë për krijimin e përvojave unike për klientët tanë të çmuar.
Të gjitha përpjekjet dhe puna e palodhur e ekipit tonë janë shpërblyer me ngrohtësinë dhe miqësinë e klientëve tanë të lumtur. Mbështetja e tyre na jep guxim dhe motivim për të festuar me krenari cilësinë dhe shërbimin e shkëlqyer, si në produktet tona, ashtu edhe në mikpritjen tonë. Me krenari të madhe vazhdojmë rrugën tonë dhe gjithmonë vendosim klientin në vendin e parë.

Sigurimi i Cilësisë dhe Kujdesi për Shëndetin Tuaj
Kompania jonë ju siguron cilësi të lartë në çdo produkt tonin. Ne kujdesemi jo vetëm për shijen, por edhe për shëndetin tuaj. Çdo përbërës që përdorim është zgjedhur me kujdes sipas kritereve të rrepta, pasi punojmë ngushtësisht vetëm me furnizues të besueshëm dhe të verifikuar. Besimi juaj është përgjegjësia jonë më e madhe.
“Politika jonë është e thjeshtë – nuk shesim asgjë që nuk do t’ia ofronim fëmijës tonë. Klientët tanë janë pjesë e familjes sonë.”



